Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës kanë ndaluar një 15-vjeçar, I cili dyshphet se 4 ditë më parë tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi” në kryqytet. Policia njofton se aksioni erdhi në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15 tetor me qëllim vjedhjen. Policia njofton se po vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.