Top News – NATO me sytë nga Ballkani / Pas luftës në Ukrainë, shqetësim për paqen në rajon
26/05/2022 12:49

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aleanca veri-atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Smith po ashtu ka përsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet evropiane apo euroatlantike. Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimin e tyre. Ne sigurisht që do të mbështesnim lëvizjen e Kosovës drejt programit të Partneritetit për Paqe”, ka thënë Smith, duke përkujtuar se vendimi për anëtarësimin e ndonjë vendi në këtë program, sikurse në vetë NATO-n, merret me konsensus të 30 vendeve anëtare. “Nuk ka votim me shumicë të kualifikuar. Këtu të gjitha vendimet merren mes nesh, 30 anëtarëve. Ky është termi që ne përdorim, ku të 30 shtetet duhet të pajtohen për këtë. Pra, ky do të jetë një vendim që do të duhet të merret me konsensus nëse Kosova vendos të përpiqet të ecë drejt Partneritetit për Paqe".Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Top News – Serbi ‘u thith’ nga dritarja e avionit / Mbyllet hetimi: Pjesë të motorit thyen xhamin
14/08 14:40
Top News- Konkurrenca e porteve tregtare/Italia i trembet Malit të Zi, asnjë shqetësim nga Shqipëria
14/08 13:35
Top News – Një ‘mur flakësh’ 30 metra i lartë / Turistët, të tmerruar drejt detit, po digjet Greqia
14/08 11:39
Top News – Rrezik financiar në rritje për Greqinë / Zjarret dhe valët e të nxehtit, pasoja afatgjata
12/08 13:05
Top News – Serbia devijon Ibrin për inat. Gjuriç e pranon: Kurti u prishi shtëpitë serbëve
11/08 11:59
Top Channel/Ibri, Hoxha i “përgjigjet” Gjuriçit: Uji s`ka pasaportë, lumenjtë nuk bartin kërcënime!
11/08 11:49
Top News – Vuçiç kërcënon me tharjen e Ibrit. Presidenti serb: Po shohim mundësinë ta devijojmë
10/08 15:24
Top News – Pse po e forcon Serbia ushtrinë? Kurti: Vuçiç, synime hegjemoniste ndaj Kosovës
10/08 14:37
Top News – Itaka ‘vë bast’ te Odiseja / Ishulli grek pret ‘bum turistësh’ pas filmit të Nolan
10/08 11:59
Top Channel/ Greqi, kryebashkiaku i Stylidës është lënë në paraburgim për zjarrin pranë Athinës
07/08 14:18
Top News- Serbia arreston një tjetër shqiptar/ E ndal në kufi me Hungarinë, ‘akuza për krime lufte’
07/08 11:33
Top Channel/ Virusi i Nilit, Greqia në alarm/ Shënohen 6 vdekje dhe 65 të infektuar
06/08 19:39
Top Channel/ Shokuese! Njerku shqiptar përdhunon vajzën 9-vjeçare të partneres
05/08 18:06
Top Channel/ Greqia digjet nga flakët, gazetari Bibe në vendngjarje: Është situatë dramatike
03/08 16:31
Top Channel/ Greqi, tragjedi në mes të zjarrit. Përplasen 2 helikopterët zjarrfikës. Vdesin pilotët
02/08 21:53
Top Channel/ “Jemi pranë”, gazetari Bibe raporton nga zjarret në Greqi: Është shumë e vështirë…
02/08 21:13
Top Channel/ Greqi, përplasen dy helikopterë. Po shuanin zjarret në Megara, humbin jetën dy pilotë
02/08 19:49
Top News – Përplasen helikopterët në Greqi. Tragjedi gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
02/08 19:08
Top Channel/ Mbi tre ditë në luftë me zjarrin, shqiptari në Greqi: Na thanë të largoheshim, por…
02/08 18:48
Top News -Zjarret në Greqi jashtë kontrollit. Vatrat zhvendosen drejt Athinës, era vështirëson punën
02/08 18:10