Top News – Mund t’i blesh edhe në ‘darknet’/ Vaksina anti covid me çmim 500-750 dollarë doza
23/03/2021 12:56

Vaksina anti covid, pasaporta vaksine dhe teste të rreme negative po shiten në rrjetin e zi. Cmimet variojnë nga 500 deri në 750 dollarë për dozë të AstraZeneca-s, Sputnik V, Sinopharm apo Johnson & Johnson. Certifikata të rreme vaksinash, po ahstu shiten nga tregtarë anonimë për më pak se 150 dollarë. Kërkuesit thonë se ka patur një rritje të ndjeshme të reklamave të lidhura me vaksinat në darknet, nërsa BBC shkruan se nuk ka mundur të verifikojë nëse vaksinat janë reale. Darknet, i njohur edhe si Dark Ëeb, është një pjesë e internetit që është e aksesueshme vetëm për mekanizmave specifike të broëserave. Kërkuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike, Check Point, kanë monitoruar forumet e hakerave dhe tregje të tjera që nga janari kur reklamat e vaksinës u shfaqën së pari. Ata thonë se numri i reklamave që kanë parë ëhstë trefishuar në më shumë se 1200. Shitësit e vaksinave duket se janë nga SHBA, Britania, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia. Ekipi i kërkuesve gjeti shumë reklama në tekst cirilik rus, por edhe në Anglisht. Mes vaksinave të reklamuara ishin të Oxfordit dhe astrazeneca-s me një cmim prej 500 dollarësh, dhe Johnson & Johnson dhe Sputnik, secile për 600 dollarë. Ndërsa vaksina kineze Sinopharm, shitej në rrjet për 750 dollarë. Një shitës madje, ofron edhe shpërndarje brenda 24 orësh duke theksuar në reklamë: Për shpërndarje brenda natës, na lini një mesazh.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43