Pas deklaratave të komandantit në detyrë të qarkut qendror ushtarak të Rusisë, Rustam Minnekayev, për qëllimet reale të Vladimir Putinit, Moldavia ka reaguar me shqetësim të madh. Ministria e jashtme e vendit, ka reaguar duke thënë se Moldavia është një shtet neutral dhe se ky parim duhet respektuar nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe federatën ruse.