Top News – Misteri i trekëndëshit të Bermudës/ E vërteta mbi njerëzit dhe anijet e zhdukura
25/06/2021 19:44

Trekëndëshi i Bermudës , është fajësuar për zhdukjen e dhjetërave aeroplanëve dhe anijeve në 100 vitet e fundit. Pasi raportimet e dukurive të pashpjegueshme në këtë rajon datojnë që në mesin e shekullit të 19-të. Disa anije u zbuluan të braktisura plotësisht pa ndonjë arsye të dukshme, të tjera u zhdukën, nuk u panë dhe nuk u dëgjua më kurrë për to. Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Madje thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal. Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë. Por ky është vetëm një version i historisë. Disa ekspertë kanë propozuar shpjegime shkencore për këto ngjarje. Fakti që zona brenda Trekëndëshit të Bermudës ka shumë trafik detar,mund të shpjegojë një pjesë të misterit. Çdo rajon me shumë anije, do të përjetojë më shumë aksidente sesa në një zonë me më pak aktivitet. Për me tepër kjo zonë përfshihet shpesh nga uragane të fuqishme. Një shpjegim tjetër i zakonshëm për Trekëndëshin e Bermudës qëndron tek magnetizmi. Poli Verior magnetik i Tokës, nuk është i njëjtë me Polin e Veriut gjeografik, gjë që do të thotë se busullat zakonisht nuk drejtojnë saktësisht drejt veriut. Dhe gabimet në orientim janë fatale në ujërat shpesh të cekëta të Karaibeve. Një shpjegim tjetër është prania e dallgëve mashtruese. Këto dallgë të mëdha mund të formohen në mënyrë të papritur dhe të ngrihen 2 ose edhe 3 herë mbi valët përreth. Aktualisht qeveria amerikane nuk e njeh Trekëndëshin e Bermudës, dhe kjo zonë nuk shfaqet në ndonjë hartë zyrtare. Pavarësisht teorive kospirative apo edhe studimeve një gjë është e sigurt, ajo vend është një rrezik I vertetë për njerëzit që tentojnë të sfidojnë zonën.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54