Top News – Misionet paqeruajtëse të Shqipërisë në luftë/Plot 13 vjet nga dita e anëtarësimit në NATO
01/04/2022 13:26

Aleanca ushtarake e NATO-s çeli dyert për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë, në 1 prill të vitit 2009. 13 vite më pas, marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e aleancës, janë intensifikuar duke krijuar një partneritet të fortë të dyanëshëm. Më shumë se 8000 trupa ushtarakë shqiptarë, kanë marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të NATO-s, disa prej tyre kanë rënë dëshmor të atdheut në krye të detyrës. Partneriteti mes Shqipërisë dhe vendeve të aleancës, i ka zanafillat që prej qershorit të vitit 1992, moment kur vendi ynë u pranua zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut, organizmi i parë që krijoi Aleanca për shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore. Në dhjetor të po atij viti, Sali Berisha, aso kohe president i republikës zhvilloi vizitën e parë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Manfred Verner. Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, në vitin 1999, për të ndërprerë aktet kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës, pas ndihmës së trupave ushtarake shqiptare. Misioni i parë paqeruajtës i forcave të armatosura të Shqipërisë, daton në korrik të vitit 2002, moment kur Shqipëria dërgoi trupat ushtarakë drejt Afganistanit. Që nga ai moment e deri në qershor të 2021, kur u ndërpre misioni me vendim të aleancës, Shqipëria ka dërguar plot 4160 trupa ushtarakë në Afganistan.

Top News – Mashtrim me produktet dentare/ Pranga 27-vjeçarit në Tiranë, përfitoi mijëra euro
19/12 13:17
Top News- Ekstradohet 31-vjeçari nga Mali i Zi/ Bashkautor i kultivimit të mijëra bimëve narkotike
19/12 13:17
Top News- “Ky takim synon…”, Sali Berisha mbledh aleatët opozitar në seli, porositë
19/12 13:14
Top News- Berisha- ‘Goja’ e Edi Ramës fliste për luftë/ kreu demokrat rreshtohet në krah të SPAK
19/12 13:14
Top News- Berisha shpërthen ndaj Ballukut: Ka 300 apartamente, të iki nga detyra
19/12 13:14
Top News- Demokratët do nisin grevat e urisë, zbulohet skenari për revolta kundër qeverisë
19/12 13:13
Top News- “Ky takim synon…”, Sali Berisha mbledh aleatët opozitar në seli, porositë
19/12 13:06
Top Channel/ Braçe ironizoi protestën në media sociale, Shehaj: S’ke turp, tallesh me qytetarët
19/12 12:31
Top Channel/ Problemet nga gripi. Situatë e rënduar, të prekurit me komplikacione të shumta
19/12 12:26
Top Channel/ Shehaj këmbëngul të futet në mbledhje dhe i bie derës, gardisti e largon
19/12 12:25
Top Channel/ “E kuptoni çfarë ndodh”, Kapri: Ministrja e pandehur, këta s’duan të dimë ç’bëhet
19/12 12:17
Top News – Nisja e linjës direkte Tiranë–Toronto/ Për herë të parë fluturime Shqipëri–Kanada nga TIA
19/12 12:16
Top Channel/ Shehaj te dera e Këshillit të Mandateve: Po luhet fati i shqiptarëve, jo i Ballukut
19/12 12:16
Top News- Berisha mbledh aleatët, paralajmëron greva: Duhet të ngrihemi, të rrëzojmë këtë narkoshtet
19/12 12:10
Top News- Mundësia proteston para Kuvendit/ Kërkon largimin e Ballukut, Shehaj përplaset me gardën
19/12 11:59
Top News- Fati i Ballukut tek Këshilli i Mandateve/ SPAK rendit provat, Braho nis me dosjen e rëndë
19/12 11:53
Top News- Tritol nipit të prokurorit, tronditet Tirana, detaje nga dëshmia
19/12 11:44
Top Channel/ “Filluan presionin rojet e Gardës”, Shehaj: Ka gardistë të ndershëm po ka dhe palaço
19/12 11:40
Top News- Shtyhet mbledhja e Etikës/ Debate në Sekretariat, Bardhi: Doni Kuvend njëpartiak
19/12 11:38
Top Channel/ Kreu i ri I SPAK, Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes “Balluku” mbërrijnë në Kuvend
19/12 11:23
DIGITALB DIGITALB