Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se Departamenti i drejtuar prej tij do t’i përcaktojë operacionet e gjashtë kompanive kineze të medias në SHBA si “misione të huaja”. Pompeo nuk i përmendi emrat e mediave nw fjalw. Por DASH i quajti mediat kineze mjete propagande dhe të varura nga Partia Komuniste e Kinës. Ky është një tjetër hap i SHBA për të frenuar aktivitetin kinez në Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku presidenti Trump e ka bërë qëndrimin e ashpër ndaj Kinës një temë kryesore të politikës së jashtme, thotw VOA. Departamenti i Shtetit u kishte kërkuar më parë mediave kineze të regjistroheshin si “misione të huaja” dhe njoftoi në muajin mars se do të shkurtonte numrin e gazetarëve që lejohen të punojnë në SHBA nga 160 në 100. Shtetet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se do të kërkonin që diplomatët e lartë kinezë të marrin miratimin e Departamentit të Shtetit para se të vizitojnë kampuset universitare amerikane ose kur zhvillojnë aktivitete kulturore me më shumë se 50 persona jashtë mjediseve të misionit. Pamjet: AFP