Top News – Mirupafshim Ballkan/ Tim Judah: Rajoni me rënie të frikshme demografike
24/08/2020 19:26

Ish-vendet komuniste në Europën Juglindore përballen me shpopullimin katastrofik me pasoja të gjera shoqërore dhe politike.Të rinjtë po largohen. Shkalla e pjellorisë ka rënë. Shoqëritë e tyre po plaken. Dhe megjithëse qindra mijëra refugjatë dhe migrantë kanë shkelur në pjesën më të madhe të rajonit, shumë pak prej tyre duan të qëndrojnë, thotë analisti i njohur britanik Tim Judah. Kufijtë, hapësirat etnike, anëtarësimi në BE, anëtarësimi në NATO dhe cështjet e pambyllura nga luftërat e viteve 1990 - janë temat që mbushin lajmet nga Ballkani. Por një analizë serioze e rënies demografike të rajonit, shpopullimit dhe largimit të krahut të punës, është më e vështirë për t'u gjetur. Ndoshta kjo ndodh sepse qeveritë nuk kanë as përgjigje të besueshme dhe as burime të disponueshme për të ndryshuar gjërat, shprehet Judah. Nga Greqia në Poloni, pothuajse të gjitha vendet e Europës Lindore, Qendrore dhe Juglindore janë duke luftuar me të njëjtat probleme. Sipas projeksioneve aktuale, deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë 38.6 përqind më pak njerëz sesa në 1990; Serbia 23.8 përqind më pak, Kroacia 22.4 përqind dhe Rumaninë 30.1 përqind. Bosnje-Hercegovina ka një normë pjellorie prej 1,26, një nga më të ultat në botë. Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, është vendi më i ri në rajon, por nuk i shpëton as ai rënies demografike. Në Shqipëri, vazhdon analisti, opozita sulmon qeverinë, duke pretenduar se deri në gjysmë milioni njerëz janë larguar nga vendi në vitet e fundit. Kjo është megjithatë sipas tij një fantazi politike, sepse qindra mijëra vetë gjithashtu janë kthyer ose janë emigrantë që shkojnë e vijnë. Shifrat dhe përqindjet mund të ndryshojnë shprehet Judah, por tendencat edhe pse me disa ndryshime, janë thuajse kudo të njëjta.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02