Top News – Ministrat, kush ikën nga kabineti!/ Vendin e sigurt, Manastirliu dhe Balluku
31/05/2021 10:14

Zgjedhjet mbaruan dhe për herë të parë thyen traditën e qeverisjes në Shqipëri, që pas rënies së komunizmit, që një parti të marrë mandatin e tretë radhazi. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, fitoi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme, me një rezultat të qartë me 74 mandate. Tashmë që rezultati është vulosur dhe njohur edhe nga ndërkombëtarët, me kërshëri po pritet formacioni i ri qeveritar. Zërat flasin për një riformatim të kabinetit, ku performanca e deritanishme e ministrave, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre. Kryeministri ka folur për një frymë të re politike, ndaj kabineti pritet të pasurohet edhe me emra të rinj. Lëvizje pritet të ketë në të paktën në katër ministri, dy prej të cilave janë më të rëndësishmet në vend. Drejtuesi i ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi pritet të largohet, edhe pse u emërua rishtazi në këtë post. Anila Denaj, e cila u zgjodh deputetë në Vlorë, pritet të largohet nga drejtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Eduard Shalsi dhe Elva Margariti. Kjo e fundit përveç postit ministror, humb edhe mandatin e deputetit, pasi ministrja e Kulturës nuk u kandidua nga Rama. Postin e ministrin pritet ta humbasë edhe Pandeli Majko, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37