Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se është gati për negociata pas bisedimeve me të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff, raporton “BBC”. Dyshja u takua në Oslo pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis udhëheqësit ukrainas dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Zelensky tha se Ëitkoff do të shkojë nesër në Rusi dhe se ai dëshiron që SHBA-të të paraqesin idetë që u diskutuan gjatë takimit për një zgjidhje të mundshme paqeje. Presidenti ukrainas shtoi se njëra nga idetë është një takimi midis tre udhëheqësve, por shtoi se pret të shihet se çfarë ka për të thënë presidenti rus Vladimir Putin.