Një seri takimesh ka zhvilluar presidenti Bajram Begaj gjatë ditëve të fundit. Takime kokë më kokë kreu i shtetit mësohet se ka pasur me dy ish-presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Po ashtu në zyrën e tij kanë qenë dhe ambasadori i SHBA-së Eric Wendt, ajo e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, si dhe me ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner. Takimet kanë qenë kokë më kokë dhe vijnë në një kohë kur vendi prej tetë ditësh është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku gjimnazistë e studentë po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestës i janë bashkuar dhe pedagogë por dhe qytetarë të ndryshëm.