Sali Berisha angazhon të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në terren, që të mbledhin njerëz për në protestën e të rinjve. Ai kërkon shtim të numrave në shesh dhe për këtë ka ngritur grupet e punës. “Ne kemi përgatitur një fletëpalosje, do të krijohen grupet e punës dhe do të shpërndahet në çdo derë, në çdo familje, në çdo lagje. Do të bëjmë gjithçka për mobilizimin maksimal të qytetarëve, të të rinjve, të prindërve në mbështetje të gjimnazistëve, të rinjve dhe qytetarëve në protestë”.