Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, dënon protestat e dhunshme në Shqipëri dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, Francën, Belgjikën e Portugalinë. Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, këto protesta po ngrenë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut, ndaj dhe bën thirrje për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës, duke vënë theksin te nevoja për dialog mes palëve.