Dita e tetë e protestës nisi nga politekniku, aty ku pedagogët u solidarizuan me studentët dhe dolën në mbështetje të tyre. Të shumtë në numër, ata marshuan drejt Kryeministrisë ku të prerë refuzuan dialogun me kryeministrin Edi Rama: Ndërsa kërkuan në një zë larguimin e tij. Pedagogë e studentë marshuan më pas drejt Ministrisë së Arsimit, ku nuk u evituan tensionet me policinë që u kundërprëgjigj me ujë me presion në drejtim të protestuesve. Efektivët bashjkë me autobotët e ujit përparuan duke e detyruar turëmën që të zhvendosej sërish drejt Buylevardit Dëshmorët e Kombit. Aty ku gurët e lëndët piroteknike për një moment u zëvendësuan nga vallet e muzika.