Ka dështuar për të disatën herë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të cilët pavarësisht vendimit të gjykatës së Apelit Administrativ nuk janë paraqitur në seancë. Avokatët kanë pretenduar se nuk kanë marrë dijeni sipas rrugëve ligjore për pezullimin e bojkotit të vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në seancë ish-presidenti Ilir Meta deklaroi fakti që mungon prokurori Kllapi nuk është shenjë e mirë. “Nuk më duket e arsyeshme që e nisni gjyqin nga avokatët dhe jo nga unë, si i pandehur kryesor”, tha ai.