Top News – Meta e akuzoi si agjent të Serbisë/ Frrok Çupi i drejtohet Komisionit Hetimor
25/05/2021 12:01

Pas deklaratave publike të presidentit Ilir Meta ku ai e akuzonte Frrok Çupin si agjent të Serbisë, ky i fundit i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. Çupi i ka bërë të ditur komisionit hetimor që presidenti të paraqesë prova lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij si pjesë e agjenturave kundër Serbisë. “Nëse nuk paraqet prova, kërkesa ime të administrohet si kallëzim për shpifje ndaj Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit përmes akuzës publike ndaj meje, në çfarëdo rrethane ka kryer aktin e shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit të Presidentit. Për këtë arsye kërkesa ime të administrohet si provë se Presidenti i Republikës ka kryer shkelje të rënda të ligit”, thuhet në kërkesën e analistit Çupi drejtuar komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Metës. Në argumentimin e tij Çupi thekson se në këto kushte dhe pas sulmeve të kreut të shtetit ndihet i pasigurtë për jetën e tij dhe të familjes. “Akuzën e presidentit ndaj meje si agjent i Serbisë, e konsideroj si akt nxitës dhe frymëzues për dhunë që reyikon jetën time dhe të familjes sime. Tashmë nuk jam në gjendje që I vetëm të mbrohem nga njerëzit e Metës, nga nacionalistët e shtyrë prej tij, nga element të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen lehtë nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme. Kërkoj nga komisioni hetimor që të marrë në dorë fatin e ruajtjes së familjes sime”, thuhet në kërkesën e Çupit.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39