Top News – Merkel për pandeminë/ Numrat po stabilizohen, por…
16/11/2020 21:28

Shifrat e Covid 19 po stabilizohen, ndonëse shumë ngadalë deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU. Merkel shprehu shqetësimin e saj personal për situatën e pandemisë në vend, e sipas ekspertëve politikë, ajo dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve. Takimi u zhvillua për të përcaktuar nëse masat e mëtejshme do të kenë vetëm karakterin e rekomandimeve dhe të thirrjes që do t'u bëhet qytetarëve apo karakter detyrues. Disa prej kryeministrave të landeve gjermane, janë pro kufizimit të kontakteve, sepse masa të tilla rezultuan të efektshme gjatë muajit mars. Por gjatë video-konferencës me Merkel, nje pjese e krerëve të landeve u përpoqën t'i zbusin masat për kufizimet e reja të kontakteve të propozuara nga qeveria federale për të frenuar përhapjen e virusit korona. Në këtë mënyrë propozimet thelbësore të qeverisë federale ose nuk janë përfshirë në masat që do të merren ose janë formuluar vetëm si apel dhe rekomandime dhe jo si masa të detyrueshme. Franca sakaq raportoi rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe një tkurrje të ritmit të infektimit, cka e shtyu ministrin francez të shëndetësisë, Olivier Veran të shprehet se e kanë rimarë në dorë kontrollin e pandemisë. Izolimi I pjesshëm në fuqi prej disa javësh, duket ka dhënë efekt. Austria sakaq ka vendosur të zhvillojë testime masive të popullatës, duke sjellë si shembull lëvizjen e Sllovakisë. Kryeministri austrial Sebastian Kurz sqaroi se për këtë qëllim, do të përdoren teste të shpejta. Austria shkon në izolim nga 17 nëntori deri në 6 dhjetor, me shpresën se kjo do ta frenojë disi përhapjen e virusit.

Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07
Top News – ‘Nuk lejoj shtet palestinez’. Netanjahu: Kjo tokë na përket ne! Do ta mbrojmë
12/09 23:00
Top Channel/ Japonia rekord jetëgjatësie, afro 100 mijë persona mbi 100 vjeç
12/09 22:34
Top Channel/ Arrestohet 22-vjeçari që eliminoi aleatin e Trump, Presidenti: Dënim me vd*kje
12/09 19:55
Top News – Trump konfirmon: E kapëm autorin! E dorëzoi i ati, i dyshuari është në paraburgim
12/09 15:42
Top News – Mbrojtësja e Evropës përballë Moskës / Polonia, një histori e gjatë lufte me Rusinë
12/09 15:35