Top News – Merkel e shqetësuar/ Nga rritja e infektimeve në Evropë
13/10/2020 22:05

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me koronavirus në të gjithë Evropën. "Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze", tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut. "Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh", shtoi ajo. Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Në disa vende situata është më e rëndë se në muajin mars dhe prill, kur pandemia kishte marrë hovin e parë. Shumica e vendeve evropiane tashmë kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, ato po shmangin masën e izolimit mbarëkombëtar, sikurse e kishin vendosur në mars, për shkak të pasojave në ekonomi dhe segmente tjera të shoqërisë. Pamjet: AFP

Top News- Luksemburgu njeh shtetin palestinez/ Paralajmëron sanksione të tjera ndaj Izraelit
16/09 09:36
Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51