Top News – Me një dozë të vetme/ Vërtetohet, vaksina e J&J e parandalon covid 19
24/02/2021 18:27

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron vertet nga COVID-19. Nw kwtw pwrfundim ka dalw analiza e enteve rregullatore amerikanë, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë. Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s. Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t'u përdorur. Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh. Nw njw kohw kur vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

Top Channel/ Putin me “dorë të hekurt”, Rusia mbyll 7 pika kufitare me BE-në, ja cila është arsyeja
01/07 22:59
Top Channel/ Shqiptarët bëjnë “kërdinë” me kanabisin në Angli, policia angleze ua “korr” para kohe
01/07 22:58
Top Channel/ BE “vë me shpatulla pas muri” komanitë kineze, Temu dhe AliExpres me tarifa shtesë
01/07 22:57
Top News- ‘Ushtri e jashtëzakonshme dhe e trajnuar’/ Rutte vlerëson rolin e Turqisë brenda NATO-s
01/07 22:51
Top News- Trump refuzon të rinovojë paktin tregtar SHBA-Kanada-Meksikë
01/07 22:49
Top News- Oficerët palçkitës në Venezuelë/ Vidhnin gjatë kërkimeve, turma i vë përpara
01/07 22:40
Top Channel/ Zjarri shkatërron pallatin 10-katësh, disa persona humbin jetën, plagosen shumë të tjerë
01/07 21:28
Top News- Witkoff e Kushner në Katar për paqen, a do pranojë negociata Irani?
01/07 21:28
Top Channel/ Pamje të pazakonta në Romë, turistët bëjnë veprime ekstreme për Koloseun
01/07 21:26
Top Channel/ “Mos lini asgjë në këmbë”, Netanyahu ultimatum për goditjen e Hezbollahut dhe…
01/07 21:25
Top Channel/ “S’kishte mbetur më asgjë”, tërmeti në Venezuelë, babai në lot kërkon familjen
01/07 21:22
Top News- Samiti i NATO-s në Shqipëri, Reuters: Në dyshim për shkak të ngurrimit të SHBA
01/07 20:36
Top News- Kaos në aeroporte e radhë/ Avionët nisen gjysmë bosh: Pezulloni sistemin e ri kufitar
01/07 20:32
Top Channel/ Pritje 5 orë, aeroportet letër BE! Kërkohet pezullimi i sistemit EES
01/07 20:03
Top Channel/ Atentat biznesmenit të njohur, zbardhet e shkuara e errët e djalit të tij
01/07 17:58
Top News – Avionët nisen gjysmë të mbushur / ‘Pesë orë në radhë’, kaos në aeroportet evropiane
01/07 15:24
Top News – Erdogan ‘i mbyll gojën’ NATO-s / Aleanca hesht për shqetësimet mbi të drejtat e njeriut
01/07 15:23
Top News – ‘Lufta e madhe me NATO-n’ / Prodhuesit rusë të dronëve po bëhen gati
01/07 15:16
Top News – Irani nuk e lëshon Hormuzin / Insiston të mbajë kontrollin mbi ngushticë
01/07 15:14
Top News – Trump inauguron Air Force One e ri / ‘Shtëpia e Bardhë futuruese’ në udhëtimin e parë
01/07 15:07