Top Channel/ Zjarri shkatërron pallatin 10-katësh, disa persona humbin jetën, plagosen shumë të tjerë
01/07/2026 21:28

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një pallat 10-katësh në në Belgjikë. Flakët shpërthyen në katin e tetë të ndërtesës, ku jetonin mbi 200 banorë, duke u përhapur me shpejtësi në një pjesë të madhe të pallatit. Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur edhe evakuimin e banorëve dhe kërkimin e personave që mund të kishin mbetur të bllokuar. Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur një banor zbret nga ballkoni i apartamentit të tij drejt dritares së një apartamenti fqinj, në përpjekje për t'i shpëtuar flakëve dhe tymit të zi që kishte pushtuar ndërtesën. "U detyruam të qëndronim të izoluar në apartament dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi rreth 10 minuta më vonë dhe na shpëtoi me shkallët e tyre", rrëfeu një nga banorët e evakuuar. Zëdhënësja e policisë, Kim Bastien, konfirmoi se zjarri ishte shumë serioz, ndërsa disa persona kanë pësuar plagë të rënda dhe janë transportuar në spital. Edhe Departamenti i Zjarrfikësve bëri të ditur se flakët nuk ishin vënë plotësisht nën kontroll, por përhapja e tyre ishte ndalur, ndërsa ekipet vazhduan kontrollin e çdo apartamenti për të siguruar se nuk kishte persona të mbetur brenda. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa bilanci i viktimave dhe i të plagosurve mund të ndryshojë, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55