Gjashtë persona, shumica e tyre të dyshuar si shqiptarë, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirjen në drejtimin e një fabrike të sofistikuar të kultivimit të kanabisit, e cila çoi në sekuestrimin më të madh të kësaj droge në historinë e Policisë së Nottinghamshire. Gjykata e Nottinghamit dëgjoi se më 3 maj, policia hyri me forcë në një magazinë të fortifikuar, pasi efektivët kishin ndier një erë të fortë kanabisi dhe kishin dëgjuar lëvizje brenda godinës. Gjatë operacionit u zbuluan afro 5 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur në tregun e zi nga 1 deri në 3 milionë paund.