Top Channel/ Pamje të pazakonta në Romë, turistët bëjnë veprime ekstreme për Koloseun
01/07/2026 21:26

Italia është pushtuar nga vapa prej disa ditësh, ndërsa një valë e të nxehtit vazhdon të përshkojë Evropës. Pavarësisht temperaturave që i afrohen 40 gradë Celsius, mijëra turistë vazhdojnë të vizitojnë Koloseun e Romës, duke sfiduar valën e fortë të të nxehtit që ka përfshirë Italinë. Videoja nga vendi i ngjarjes tregon ekipet e Mbrojtjes Civile duke spërkatur me ujë vizitorët e mbledhur jashtë monumentit ikonik, ndërsa vullnetarë të tjerë shpërndajnë shishe me ujë të pijshëm për t’i ndihmuar ata të përballojnë vapën përvëluese. Shumë turistë bëjnë një ndalesë të shkurtër për t’u freskuar para se të vazhdojnë turin e tyre në vendin arkeologjik. Rreth Koloseut, masat e ftohjes ofrojnë një lehtësim të vogël, pasi turmat vazhdojnë të mbërrijnë gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit për shkak të valës së të nxehtit. Të martën, 25 qytete të mëdha italiane ishin në “alarm të kuq”, në nivelin më të lartë të alarmit për shkak të vapës ekstreme. Megjithatë, nga kjo pasdite, sipas parashikimeve, reshje të dendura shiu do të ndodhin në shumë zona të Italisë veriore, shpesh me breshër. Të enjten, priten reshje shiu edhe në Italinë qendrore. Ndërkohë, shumë bashki në vend kanë vendosur të hapin muzetë e tyre falas deri në fund të kësaj vale të fortë të të nxehtit. Së bashku me palestrat bashkiake dhe qendrat kulturore, ato funksionojnë si “streha klimatike” për banorët dhe turistët. Sipas shtypit, duhet të merren masa të menjëhershme në lidhje me kopshtet publike të vendit. Siç u zbulua, shumë prej tyre nuk kanë ajër të kondicionuar dhe temperatura brenda tyre kaloi 36 gradë Celsius ditët e fundit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55