I dërguari i SHBA-së, Steve witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, u takuan sot në Doha me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Sipas zyrës së Emirit, në takim u diskutua për ecurinë e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, si edhe për situatën aktuale në Liban. Emiri i Katarit rikonfirmoi angazhimin e vendit të tij për të ndërmjetësuar dialogun mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa Ëitkoff dhe Kushner theksuan mbështetjen e SHBA-së për procesin diplomatik. Takimi zhvillohet një ditë pasi zyrtarët amerikanë u takuan edhe me kryeministrin e Katarit, në një kohë kur në Doha po mbahen paralelisht bisedime të ndara mes Iranit dhe ndërmjetësve nga Katari.