Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk do të rinovojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën, por do të vazhdojnë të negociojnë me dy partnerët e tyre për ta përmirësuar atë. Marrëveshja, të cilën Donald Trump e nënshkroi gjatë mandatit të tij të parë, parashikonte që të tre vendet mund ta rinovonin atë jo më vonë se 1 korriku 2026, duke e zgjatur atë për 16 vite. Meqë SHBA-të refuzojnë ta bëjnë këtë, marrëveshja do të zgjatet vit pas viti, përveç nëse një nga të tre vendet njofton zyrtarisht se po tërhiqet prej saj.