Top Channel/ Pritje 5 orë, aeroportet letër BE! Kërkohet pezullimi i sistemit EES
01/07/2026 20:03

Linjat ajrore dhe aeroportet evropiane i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të pezullojë përkohësisht sistemin e ri biometrik të kontrollit kufitar gjatë sezonit kulmor të pushimeve verore, duke paralajmëruar se vonesat e gjata po shkaktojnë kaos në aeroporte dhe po detyrojnë disa avionë të nisen me gjysmën e vendeve bosh. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, organizatat ACI Europe, Airlines for Europe dhe Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror kërkojnë që aeroporteve t'u lejohet të pezullojnë kontrollet biometrike kur numri i udhëtarëve tejkalon kapacitetet e pikave kufitare. Sipas tyre, pasagjerët po përballen me pritje deri në pesë orë në kontrollet kufitare, ndërsa disa janë detyruar të presin jashtë terminaleve ose në pistat e aeroporteve për shkak të pamundësisë së autoriteteve kufitare për të përpunuar fluksin e udhëtarëve, raportoi të mërkurën “The Guardian”. Përveç radhëve të gjata, disa avionë janë vonuar në nisje duke pritur pasagjerët që mbetën në kontrollet kufitare, ndërsa të tjerë janë detyruar të nisen pa ta. Sistemi i ri, i cili po zbatohet gradualisht që nga tetori i vitit të kaluar, kërkon që shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian të regjistrojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e tyre në aeroportin e mbërritjes. Megjithatë, zbatimi i tij është shoqëruar me vështirësi në disa vende. Greqia ka pezulluar kontrollet biometrike për udhëtarët britanikë deri në shtator për të shmangur bllokimet gjatë verës. Organizatat e sektorit paralajmërojnë se disa udhëtarë ndërkombëtarë tashmë po rishqyrtojnë planet për të vizituar Evropën për shkak të pritjeve të gjata në kufi, duke dëmtuar turizmin dhe reputacionin e Bashkimit Evropian si destinacion udhëtimi. Sipas tyre, aeroportet evropiane pritet të përpunojnë rreth 40 milionë pasagjerë më shumë gjatë muajve korrik dhe gusht krahasuar me dy muajt e mëparshëm, çka pritet ta rrisë edhe më tej presionin mbi sistemin kufitar. Linjat ajrore dhe aeroiportet i kërkojnë BE-së pezullimin e përkohshëm të kontrolleve të mbetet në fuqi derisa autoritetet të sigurojnë personel të mjaftueshëm dhe pajisjet automatike të funksionojnë në mënyrë të besueshme.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55