Përfaqësues të Avokatit të Popullit mbërritën në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit për të mbikëqyrur nga afër kushtet e trajtimit të të burgosurës, Greta Gjoci, që u transferua këtë të mërkurë bashkë me foshnjen e saj 4 muajshe për të vuajtur dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Gloria Carkaxhiu tha se kushtet për nënën dhe foshnjen e saj janë të pranueshme.