Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e grupit të Bruno Cobos për call centerat, 5 gra mes të dënuarve i janë drejtuar gjykatës së posacme me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, për shkak të fëmijëve dhe kushteve familjare. Përmes përfaqësuesve ligjor, ato kërkojnë “shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, kur vuajtja e menjëhershme mundt të ketë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen”. Teksa është hedhur shorti dhe janë përcaktuar gjyqtarët përkatës, Gjykata e Posame ka tashmë një test të vështirë, si do të veprojë përsa kohë avokatët bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë.