Top News – Mbushën pyllin e fshatit me kanabis/ Arrestohen 3 kultivuesit në Lezhë, çfarë iu gjet
08/10/2022 16:46

Policia e Lezhës organizoi me sukses operacion policor, “Vela” në fund të së cilit u arrestuan 3 persona, të cilët dyshohet se kishin kultivuar disa parcela me kanabis në zonat e pyllëzuara të fshatit Velë. Sipas njoftimit të policisë në pranga ranë shtetasit Gjok Marku, Alban Lleshaj dhe Alfred Doda. Tre të akuzuarit u ndaluan nga policia në momentin që po udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të zonës ku kishin mbjellë kanabisin. Gjatë kontrollit në automjet, atyre iu gjetën materiale që përdoreshin për të kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Velë, Lezhë, rreth 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe hetimore, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 bimë narkotike në proces tharjeje, që këta shtetas i kishin vendosur në një banesë të braktisur në këtë zonë, të cilën dyshohet se e përdornin për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11