Top News – Mbrojtja e infrastrukturës së Ukrainës / NATO e bën prioritet, arrihet pajtueshmëria
04/12/2024 15:14

Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord për ta bërë prioritet të lartë mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës, tha të mërkurën shefi i aleancës ushtarake, Mark Rutte. Duke folur për gazetarët, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të 32 vendeve anëtare të NATO-s, Rutte tha se gjatë takimit është diskutuar që t’i jepen Ukrainës sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore në mënyrë që ajo të mbrojë infrastrukturën e vet nga sulmet ruse. “Pati pajtueshmëri të qartë mbrëmë se mbështetja e Ukrainës, vecanërisht e infrastrukturës së saj, duhet të jetë prioritet”, tha Rutte. “Besoj se aleatët do të sigurohen në ditët dhe javët në vazhdim që ta furnizojnë Ukrainën me çfarëdo që munden”, tha ai. Ky është dimri i tretë radhazi që Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, dhe si pasojë ka shkaktuar viktima dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për mijëra civilë. Mëngjesin e së mërkurës, dronë rusë sulmuan rajonin verior të Çernihivit, duke dëmtuar disa shtëpi në një fshat. Në rajonin qendror të Vinitsia-s, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një shtëpi duke e shkatërruar pjesërisht atë. Ndërkohë, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi se Rusia përdori një raketë dhe 50 dronë ndaj shënjestrave në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 29 dronë në nëntë rajone ndërkohë që shpërthime të fuqishme u raportuan gjatë natës në portin rus të Detit të Zi, Novorosisk, i cili është një nga qendrat kryesore për eksportet ruse të naftës dhe port i rëndësishëm ushtarak për një pjesë të flotës ruse të Detit të Zi.

Top Channel/ Ukraina, Trump ndërron mendje/ Presidenti amerikan: S’ka raketa me rreze të gjatë
15/07 23:14
Top News – Rrëzohet avioni, shpërthen në flakë! Momente tmerri në Florida
15/07 23:00
Top News – ‘Pse e ndërpreve karburantin?’, detajet e fundit nga tragjedia e rrëzimit të avionit
15/07 21:15
Top Channel/ Rrëfimi i veçantë i gazetarit të BBC për intervistën me Trump: mendova se kisha humbur
15/07 19:59
Top Channel/ Putin refuzon ultimatumin e Trump, burimet për Reuters: Ai do luftë, Perëndimi…
15/07 19:59
Top Channel/ “Pse i fikët motorët?!” Britmat para përplasjes së Air India zbulojnë detaje tronditëse
15/07 19:58
Top News – Netanyahu në telashe politike / Nuk ka më shumicë, partia fetare del nga koalicioni
15/07 15:33
Top News – Çfarë janë raketat Patriot…dhe pse Ukraina ka dëshpërimisht nevojë për to?
15/07 15:31
Top News – HIMARS, Patriot dhe Stinger…Tajvani zbulon arsenalin që do përdorë kundër Kinës
15/07 15:30
Top News – Trenat ‘lundrojnë’ në ujë…Përmbytet metroja e Nju Jorkut, stuhi të forta shiu
15/07 15:29
Top News – Zelenski ‘shkund’ qeverinë / Riorganizim me fokusin te marrëdhëniet e reja me Trump
15/07 15:21
Top Channel/ Reagimi i Grenell, tërhiqet Osmani? “Serbia, dorë e zgjatur e Rusisë, por…”!
15/07 14:46
Top Channel/ “Volodimir, mund ta godasësh Moskën”? Zbardhet biseda e Trump dhe Zelensky!
15/07 14:45
Top Channel/Gazetari shpërthen në lot teksa lexohej vendimi ku dënohej bosi i Camorrës: Kurrë nuk…
15/07 14:03
Top News – Gjermania blen ‘Patriotët’ e Trumpit / Merz mirëpret vendimin për armët në Ukrainë
15/07 12:40
Top News – Shpërthen Kina, sfidon Trumpin / Rritja ekonomike mbi pritshmëritë, pavarësisht tarifave
15/07 12:36
Top News – BE publikon ‘listën e zezë’ të tarifave/ Avionët, makinat e pijet amerikane në shënjestër
15/07 12:35
Top News – Zjarr ferri mbi Ukrainë…Rusia ashpërson sulmet, çfarë kërkon Putini?
15/07 12:33
Top Channel/ Trump paralajmëron Rusinë: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me Putinin
15/07 12:32
Top News – Piloti ishte në depresion…Katastrofa ajrore me 260 viktima, detajet e hetimit
15/07 12:30