Top News – Maqedonia e veriut/ Çertifikohet rezultati i zgjedhjeve
25/07/2020 18:37

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në bazë të rezultateve LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-44, BDI-15, Koalicioni Aleanca me Alternativën-12, E Majta-2 dhe PDSH-1 vend. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë. Gjatë këtij mandati katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme. Shpallja e rezultateve nga KSHZ i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Në bazë të kushtetutës, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë së re do t’ia jep liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamentare për formimin e qeverisë. Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM-ja si parti e parë, por edhe VMRO-ja e cila ka dy ulëse më pak në Kuvend, por që ka thënë se tani më ka nisur konsultimet me partitë tjera për sigurimin e numrave në Kuvend. Nga VMRO-ja nuk ka dhënë detaje duke theksuar se kryetari i partisë, Hristijan Mickovski është i autorizuar nga organet partiake për udhëheqjen e negociatave. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do t'i nis pas festës kombëtare të 2 gushtit. Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhje mori pjesë me moton “koha për kryeministrin e parë shqiptar”, por zyrtar të saj tani pas zgjedhjeve kanë theksuar se prioritet për këtë parti në negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë zbatimi i tri marrëveshjeve, asaj me Greqinë për emrin, me Bullgarinë për fqinjësi të mira dhe Marrëveshja e Ohrit.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02