Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në një kohë kur koalicioni qeverisës në vend është vulosur tashmë. Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni, “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende. Nga një vend kanë aritur të sigurojnë: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj – Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.