Një këmbësor u përplas nga një makinë në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar. Ai u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku është nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ndodhet dhe drejtuesi i mjetit.