Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal edhe te komunikimit të akuzave të SPAK ndaj Belinda Ballukut. Berisha u shpreh se kërkesa për të arrestuar ish-zëvendëskryeministren nuk ka ardhur në Kuvend, ku shton se SPAK është nën kontroll nga Rama. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga SPAK që të mos vonojë edhe më tej kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas Berishës, kërkesa po bllokohet nga Edi Rama.