Top News – LSDM e lëkundur/ Maqedoni, VMRO kërkon shqiptarët
17/07/2020 14:58

Kur BDI-ja i dha fund pas zgjedhjeve të 2016-tës koalicionit të vet me VMRO-DPMNE-së që qeveriste prej 10 vjetësh duke u bashkuar me social-demokratët, u duk se po farkëtohej një aleancë e re afatgjatë. Së bashku mund të vazhdonin të ndiqnin axhendën e shumëlëvduar pro-perëndimore, ndërsa arritën vulosjen e marrëveshjes historike të emrit me Greqinë. Zgjedhjet e së mërkurës e rikthyen Bashkimin Demokratik në Integrim në pozicionin vendimtar të partisë më të madhe shqiptare ne Maqedoninë e Veriut. Nuk do të ishte e vështirë në këto momente të mendohej se LSDM dhe BDI do ta vazhdojnë së bashku rrugën e tyre. Por në fakt, nuk është dhe kaq e lehtë. Dymbëdhjetë muajt e fundit të qeverisjes së koalicionit u shoqëruan me grindje të vazhdueshme, e gjatë fushatës, social-demokratët e Zaevit, e kritikuan BDI-në për korrupsion dhe nepotizëm. Vetë ish kryeministri u premtoi votuesve të tij se do ta conte në opozitë partinë shqiptare - e cila praktikisht ka qenë partnere koalicioni në qeveri të ndryshme pothuajse pa ndërprerje që nga viti 2002. BDI u kundërpërgjigj duke kërkuar që "kandidati i saj " të jetë kryeministër në këmbim të çdo aleance të ardhshme. Tani, VMRO-ja, edhe pse doli e dyta në zgjedhje paralajmëron se mund ta formojë dhe ajo qeverinë e re. Kreu I saj, Hristijan Mickoski thotë se LSDM pa Lëvizjen Besa me të cilën është në koalicion ka më pak mandate sesa partia e tij. VMRO mori 44 mandate dhe LSDM-ja 46, nga të cilat katër janë të lëvizjes BEsa, e po t`I hiqen ato, partia e Zaevit del me më pak ligjvënës në kuvendin e ri sesa forca kryesore politike e opozitës. Mickoski u shpreh se është është i hapur të diskutojë me çdo parti për koalicionin qeverisës nëse I jep e drejta VMRO- DPMNE për të formuar qeverinë. BDI kërkoi unifikim të shqiptarëve përpara zgjedhjeve, thirrje këto të ripërtëria edhe tani. Por lëvizja Besa është skeptike, e kujton se partia e Ahmetit të njëjtën gjë bëri “ në vitin 2016 duke imponuar deklaratën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, por më vonë, kur u pozicionua në qeveri, e harroi”.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02