Qeveria është duke përpiluar të tjera masa ndaj personave që kryejnë akte dhune me synimin që atyre t’u kufizohet hyrja në Bashkimin Evropian. Top Channel raporton se një grup pranë Kryeministrisë po merret me hartimin e një pakete, që parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistemin TIMS, ku do të ketë një listë të zezë. Kjo në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.