Kristi Bixheku, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, është liruar me urdhër të Gjykatës së Posame të Apelit. Lirimi i tij u dha nga Apeli, me arsyetimin se e ka përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar SPAK-u, pasi Apeli ka pranuar kërkesën e Bixhekut për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.