Më 1 tetor do të mbahet marshi qytetar “Jo në emrin tim” në Prishtinë dhe me 10 tetor në Bruksel ka bërë të ditur platforma “Liria ka Emër”. Përfaqësuesit e saj paralajmëruan edhe nisjen e një peticioni në mbështetje të katërshës së UÇK-së që ndodhën në Hagë. Njëra nga organizatoret e Platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha, tha se data e marshit është zgjedhur për të rikujtuar protestën studentore të 1 tetorit 1997, të cilën e cilësoi si një moment historik të rezistencës paqësore qytetare.