Kryeministri Edi Rama reagoi përmes rrjeteve sociale pak pasi takoi drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku u garantoi mbështetjen e tij të plotë në përballjen me dhunën e protestës. Në reagimin në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përsëriti se dhuna është krim dhe tejkalim i vijës së kuqe.