Shqipëria synon të përshtasë plotësisht me rregulloret e Bashkimit Europian legjislacionin për tregtimin e kriptoaseteve, duke shfuqizuar plotësisht ligjin e miratuar në vitin 2020. Qeveria ka dërguar për miratim në Kuvend draftin e ri përmes të cilit forcohet kontrolli dhe roli i Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në licencimin e operatorëve në këtë treg. Drafti parashikon ndër të tjera që në territorin e Shqipërisë nuk mund të licencohen për ushtrimin e këtij aktiviteti subjekte që nuk janë licencuar më parë në të paktën një vend anëtar të Bashkimit Europian.