Një peticion po qarkullon në rrjet së fundmi, ku organizatorë, sipas të dhënave të bëra të ditura, janë një grup prindërish shqiptarë, të cilët deklarojnë se nuk kanë lidhje partiake. Peticioni mbart 3 kërkesa. Përmes tij, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e ministrit të Brendshëm, si dhe krijimi i një qeverie tranzicioni. Në peticion, prindërit e bëjnë përgjegjës Ramën për shkak të korrupsionit që, sipas tyre, ka përfshirë dhe nivelet e larta qeverosëse.