Top News – Lamtumirë Netanyahu!/ Izrael, pas 12 vitesh një kryeministër i ri
03/06/2021 12:00

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës, Yesh Atid, njoftoi se ka arritur të formojë koalicionin qeverisës me tetë parti tjera. Formimi i qeverisë së re në këtë përbërje i jep fund udhëheqjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Rreth 30 minuta para se të kalojë afati në mesnatë Yair Lapid, e njoftoi presidentin Reuven Rivlin, se ka arritur të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re. Sipas një marrëveshjeje kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të ushtrojë funksionin e kryeministrit dhe pas rreth dy vitesh do t'ia dorëzoj postin, Yair Lapid. Lapid u mandatua për formimin e një koalicioni qeverisës pasi Netanyahu dështoi në përpjekjen e tij, pas zgjedhjeve të 23 marsit. "Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, ata që votuan për të dhe ata që nuk e votuan. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite", tha Lapid në Tëitter. Më herët Netanyahu ka thënë se një koalicion i tillë qeverisës do të paraqiste rrezik për Izraelin. Qeveria duhet të votohet nga parlamenti. Presidenti Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të votuar qeverinë. Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e shumicës në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43