Top News- Lajçak kthehet në Kosovë dhe Serbi/ Ja cili është misioni i radhës i të dërguarit të BE-së
10/05/2023 15:42

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë më 11 maj në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin. Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano. “Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës”, tha Stano. “Në këtë kontekst, mund të konfirmoj se ai do të jetë të enjten në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, shtoi ai. Në takimet në Prishtinë dhe Beograd, Lajçak pritet të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. Më 2 maj, në Bruksel u mbajt raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic. Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por u prezantua edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb. Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare. Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq Qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10