Top News – Ky është një provokim/ SHBA i dhuron vaksina tajvanit, zemërohet Kina
07/06/2021 14:59

Senatorët amerikanë janë ngjitur në një avion ushtarak drejt Tajvanit për të dërguar atje një sasi të dhuruar vaksinash. Për pekinin, ky është një provokim i madh. Tajvani më në fund po merr ndihmën për të cilën kishte shumë nevojë nga SHBA, në një kohë kur rastet e koronavirusit atje po rriten. Por Pekini thotë se oferta është një provokim që rrezikon të përshkallëzojë marrëdhëniet e acaruara tashmë mes Uashingtonit dhe Pekinit. 750 mijë doza vaksine u dërguan në tajvan të dielën. Presidenti tajvanez tha se vaksinat kishin ardhur në kohën e duhur për ishullin që ka imunizuar vetëm 3 për qind të popujllatës së tij dhe që të shtunën regjistroi shifrën më të lartë ditore të viktimave nga kovidi, plot 37. Por donacioni ka zemëruar pekinin, që nuk është kënaqur aspak nga refuzimi i Taipeit për vaksinat kineze anti covid. Taipei në anën tjetër ka akuzuar Pekinin se ka bllokuar përpjekjet e tij për të blerë vaksina, në shkallë ndërkombëtare dhe se nuk do ta ndihmojë atë. Por, ajo që e ka tërbuar më shumë pekinin, me gjasë nuk është donacioni i vaksinave, por avioni ushtarak amerikan që u ul në pistë. Delegacioni amerikan mbërriti në tajvan në bordin e një avioni të forcës ajrore C-17 Globemaster, një avion strategjik ky i ushtrisë amerikane. Dhe prania në Tajvan e një avioni ushtarak transportues, në gjendje të transportojë trupa dhe ngarkesa, përfshirë artilieri, tanke dhe helikopterë, ka gjasa të ndezë një reagim të ashpër nga pekini.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43