Ndërsa SPAK ka mbyllur hetimet për Belinda Ballukun, për demorkatët mbetet ende e paqartë arsyeja se përse nuk po kërkohet në Kuvend arrestimi i ish numrit dy të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi duke iu referuar parave cash të gjetura në një prej vilave të Ballukut, shkruan se situata ngre pikëpyetje serioze për barazinë para ligjit dhe standardet e drejtësisë.