Dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese, ambasada amerikane në Prishtinë përmes një reagimi zyrtar, njofton se mezi pret të punojë me Kuvendin e ri për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”.