Top News – Kush do njohë qeverinë e talebanëve! Zhvillimet do përcaktojnë fatin e bashkëpunimit
21/08/2021 13:27

Kur ka kaluar më pak se një javë që kur talebanët hynë në Kabul, vendet e ndryshme kanë nisur të marrin në konsideratë pyetjen e mprehtë: kur dhe nëse duhet ta njohin grupin islamik si forcë qeverisëse legjitime e Afganistanit. Si një grup i shpallur si terrorist nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1999, talebanët kanë qenë të padëshiruar për më shumë se dy dekada. Kur talebanët dolën nga hiri i luftës së dështuar gati 10-vjeçare të Bashkimit Sovjetik në Afganistan dhe u ngjitën në pushtet, në mesin e viteve 1990, vetëm tre vende e njohën zyrtarisht kontrollin e tyre mbi vendin, Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa disa shtete tashmë po diskutojnë rreth rreziqeve dhe përfitimeve që sjell njohja e këtij grupimi, ka pak gjasa që ata të nxitojnë për të marrë një vendim të tillë dhe mund të presin vendet e tjera përpara se të vendosin vetë. Këtë javë Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në dukje se "nuk ka pasur një transferim zyrtar të pushtetit" në Afganistan dhe ka shmangur përgjigjen ndaj pyetjes se kë njeh SHBA si forcë qeverisëse të vendit. Vende si Rusia dhe Kina po shtojnë vëmendjen tek vakumi i krijuar mbi sigurinë rajonale për shkak të tërheqjes së SHBA-së e ka më shumë gjasa që t’i njohin talebanët, si një mënyrë për të zgjeruar ndikimin e tyre. "Ndërsa anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit po përqëndrohen në çështje si të drejtat e grave, Rusia është më e interesuar në sigurinë rajonale dhe tregtinë e drogës. Kina dhe Rusia kanë arsye të forta për të qenë pragmatiste në trajtimin e talebanëve, duke pasur parasysh shqetësimet e tyre të drejpërdrejta rajonale", tha Drejtori i Grupit Ndërkombëtar të Krizave pranë OKB-së, Richard Goëan. Nga ana tjetër ambasadori rus në OKB Vasili Nebezia tha pak ditë më parë se nuk ka arsye për panic. Ai tha se ambasada e Moskës në Kabul do të vazhdojë të funksionojë si zakonisht. "Sa i përket hapave të mëtejshëm zyrtarë në lidhje me talebanët, ne do t'i përcaktojmë ato duke u nisur nga zhvillimet konkrete dhe veprimet specifike të talebanëve", tha i dërguari i Rusisë në OKB. Ndërkaq Kina priti nëntë udhëheqës talebanë në qytetin verior të Tianjinit dhe të enjten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të "inkurajojë dhe t’i orientojë" talebanët në një drejtim pozitiv, në vend që të ushtrojë më shumë presion. Pakistani, i cili ka qenë prej kohësh një strehë e sigurt për grupin, tha se po bënte "përpjekje aktive" për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike në Afganistan.

Top Channel/ “U sulmua avioni i Zelenskyt”, Kryeministri norvegjez: Për pak u rrëzua
09/09 23:23
Top Channel/ Trump: Putin do marrëveshje, por e urren Zelenskyn
09/09 23:22
Top News- Lamtumira e Mbretit Harald V! 240 mijë veta në rrugët e Oslos për të përcjell monarkun
09/09 23:20
Top News- Shënjestrohet me dron avioni i Zelenskyt, lideri i Ukrainës rrezikon jetën në Moldavi
09/09 23:01
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 9 Shtator 2026
09/09 22:57
Top News- Plani “fshesa”, AfD zotohet se do të “shporrë” mbi një milionë refugjatë nga Gjermania
09/09 22:56
Top News- “AfD do Gjermaninë të armatosur”, Polonia “ndjen frikë”: Rrezik për Evropën
09/09 22:55
Top Channel/ Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Musk: Ai mund të jetë më i rrezikshmi në botë
09/09 22:16
Top Channel/ Oficeri i policisë ekzekuton gruan e tij në Tajlandë, breshëri plumbash te vendi punës
09/09 22:15
Top News – Përplasje në Bundestag për emigrantët/ Merz akuzon AfD-në për ‘spastrim etnik’
09/09 20:45
Top Channel/ Merz “i mbyll telefonin” Trump pasi uroi AFD për fitoren: Mos ndërhyni
09/09 19:56
Top News – Netanjahu padit gazetën ‘Haaretz’. Raportoi se u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit
09/09 16:58
Top News – Lodra e re e Putinit. Raketë balistike me rreze 800 km, e teston në Ukrainë
09/09 16:55
Top News-Google investon 13 mld euro në Finlandë për inteligjencën artificiale me energji bërthamore
09/09 15:26
Top Channel/ Vuçiç shpërndan parlamentin: Që nga 2014 në pushtet herë president, herë kryeministër!
09/09 15:07
Top Channel/ AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% në 10 vite
09/09 15:02
Top Channel/ AfD sfidon kancelarin pas fitores, Merz: Nuk do të keni shumicën absolute
09/09 15:02
Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 12:20
Top News – Trump i pakënaqur me Netanjahun. SHBA nuk kundërshton sanksionet britanike ndaj kolonëve
09/09 12:17
Top Channel/ Britania, masa kundër Izraelit: Sanksione ndaj kolonëve në Bregun Perëndimor!
09/09 11:40