Kryeministri Albin Kurti akuzoi Serbinë për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën më të rëndësishme” të vendit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, para mesnatës, kreu I qeverisë se sulmi në Zubin Potok kishte në fokus të rrezikonte furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji elektrike. Shefi i ekzekutivit tha se ngjarja besohet se u organizua “nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia”. Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet.