Kryeministri Albin Kurti ka vënë si kusht për paqen me Serbinë njohjen e pavarësisë nga pesë vendet anëtare të BE. Lajmi bëhet me dije nga gazeta gjermane FAZ, e cila zbulon detajje nga vizita e një delegacioni të rangut të lartë amerikan dhe europian në Prishtinë dhe Beogradi. Ai përbëhej nga këshilltarët e politikës së jashtme të Emmanuel Macron, Olaf Scholz, kryeministrit italian plus përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së për rajonin.