Pas presionit të vazhdueshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, kryeministri I Kosovës Albin Kurti, nga mbledhja e qeverisë ka deklaruar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për korrigjimin e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri u bëri thirrje për bashkëpunim partive parlamentare për të zgjedhur presidentin. Sipas tij, Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se në rrethanat aktuale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale vendit i duhet stabilitet institucional. Kurti ka deklauar se Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë, duke vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk do të prodhonin rezultat ndryshe.