Bekim Sejdiu ka rrëzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti për të marrë mbështetjen e deputetëve të PDK-së për zgjedhjen e tij si president, duke e bërë të qartë se nuk është më pjesë e garës për postin. Sejdiu deklaroi se e ka njoftuar për tërheqjen e tij si Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe kryeministrin Albin Kurti dhe se posti i presidentit nuk duhet të përdoret si mjet për të shmangur zgjedhjet.